30 persona me byzylykë elektronikë për dhunë në familje, Policia: Të janë gjithë meshkuj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 30 persona janë vendosur nën mbikëqyrje me byzylykë elektronikë gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, të gjithë të përfshirë në raste të dhunës në familje.
Në përgjigje për IndeksOnlinen, policia ka sqaruar se të gjithë personat e vendosur nën këtë formë të monitorimit elektronik janë të gjinisë mashkullore dhe ndodhen nën mbikëqyrje në përputhje me dispozitat e Kodit penal të Republikës së Kosovës.
“Gjatë kësaj periudhe të monitorimit, reagimi i policisë në raste të shkeljeve ka qenë i menjëhershëm”, thuhet në përgjigjen zyrtare.
Sipas Policisë së Kosovës, rajoni i Prishtinës aktualisht ka numrin më të madh të personave që janë nën këtë formë mbikëqyrjeje.
Monitorimi elektronik përmes byzylykut është një masë që përdoret për të ndaluar kontaktin apo afërsinë e dhunuesit me viktimën dhe për të siguruar zbatimin e urdhrave mbrojtës, pa pasur nevojë për ndalim fizik në çdo rast./IndeksOnline/