75 Mall Live Search
08:49 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

30 të arrestuar për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, ka arrestuar 30 persona, të cilët dyshohen për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Sipas policisë, në mbajtje janë dërguar 18 persona, derisa katër të tjerë në vuajtje të dënimit, transmeton Indeksonline.

Vlen të theksohet se vetëm në Pejë, policia ka arrestuar tri grupe të ndryshme, të cilët dyshoheshin për vjedhje. /Indeksonline/