75 Mall Live Search
22:36 / E Shtunë, 18 Prill 2020 / indeksADMonline

30 të infektuarit e fundit me COVID-19 janë nga këto komuna të Kosovës

30 raste të infektuar me COVID-19 janë konfirmuar para pak minutave nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike.

Gjithsej numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 510, shkruan Indeksonline.

Të infektuarit e fundit të konfirmuar sonte janë nga këto zona të Kosovës:

Rastet pozitive janë raste kontakti, njëmbëdhjetë (11) raste nga komuna e Suharekë (sipas vendbanimit: pesë (5) raste Krushicë e poshtme, tre (3) raste Suharekë, dy (2) raste Reshtan dhe një (1) rast Bukosh), nëntë (9) raste me vendbanim në Pjetërshticë-Shtime, dy (2) raste me vendbanim në Fushë Kosovë, dy (2) raste me vendbanim në Gjakovë, dy (2) raste me vendbanim në Gjilan dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Zabel i ulët-Drenas, Bokshiq-Klinë, Viti dhe Topanicë-Kamenicë./Indeksonline/