75 Mall Live Search
20:52 / E Mërkurë, 13 Maj 2020 / indeksADMonline

30 vite nga themelimi i degës më të fuqishme të LDK-së, ky është urimi i Ismet Beqirit

Nënkryetari i LDK-së, njëherit kryetar i degës I të kësaj partie në “Kodrën e Trimave”, në Prishtinës Ismet Beqiri, përmes një postimi në Facebook, ka folur rreth themelimit të kësaj dege 30 vite me parë.

Ai thotë se kjo degë u themelua në kohë të vështirë. Kodra e Trimave apo Vranjevci siç kishte dëshirë çdoherë ta quante Presidenti Historik Ibrahim Rugova, ishte vatër e rezistencës gjatë viteve të 80-ta, arsimit shqip në vitet e 90-ta, mësimi në shtëpi – shkolla ( 3 Shkolla të mesme, Fakulteti Juridik dhe Fakulteti Ekonomik).

Ky është postimi i plotë i tij:

Miq të dashur,
Anëtarë dhe simpatizant të LDK-së Dega e I-rë “Kodra e Trimave” – Prishtinë
Kryesi e Degës, Nëndegëve, Forumit të Gruas dhe Forumit Rinor.

Sot 30 vite më parë, saktësisht me 13 maj 1990 u themelua Dega e I-rë e LDK-së Kodra e Trimave (atëherë Vranjevci). Kjo është një datë e shënuar për ne, datë historike, po shënojmë 30 vite të punës tonë. Themeluar në një kohë të vështirë, pas formimit të LDK-së, formuam një Këshill Iniciativ në Janar të vitit 1990 nga një grup prej 7-8 personash. Kuvendin themelues e mbajtëm me 13 Maj 1990, ku pjesëmarrës në atë Kuvend ishte akademik Fehmi Agani.Aty zgjodhëm Kryesinë e Degës.U organizuam fuqishëm dhe formuam 35 nëndegë, Forumin e Rinisë dhe Forumin e Gruas.

Kodra e Trimave apo Vranjevci siç kishte dëshirë çdoherë ta quante Presidenti Historik Ibrahim Rugova, ishte vatër e rezistencës gjatë viteve të 80-ta, arsimit shqip në vitet e 90-ta, mësimi në shtëpi – shkolla ( 3 Shkolla të mesme, Fakulteti Juridik dhe Fakulteti Ekonomik).

Strehë e sistemit shëndetësor, ambulanca, Poliklinika “Nëna” , Spitali Gjinekologjik. Lagje e cila strehoi qindra familje që vinin nga zonat e luftës (mbi 10.000 persona). Nder dhe privilegj që i shërbeva dhe ende po i shërbej kësaj dege për 3 dekada pa u shkëputur asnjëherë.
Krenohem që isha 12 vite Sekretar dhe tani e 18 vite jam në krye të kësaj Dege, e cila nga themelimi e deri më sot gjithmonë ka dal FITUESE, asnjëherë asnjë palë zgjedhje nuk i kemi humbur.
Dega e I-rë, aktivistët, veprimtarët e saj, meritojnë përkrahje më të madhe nga Partia.
Në pamundësi që të tubohemi dhe ta festojmë këtë përvjetor të madh jubilar, dëshiroj që të ju falenderoj nga zemra për punën, juve qindra mijëra aktivistëve dhe veprimtarëve të degës sonë prej themelimit e deri më sot. Nderim dhe respekt atyre qe më nuk janë në mesin tonë, veprimtarëve, dëshmorëve të lagjes tonë.
Urime 30 vjetori i themelimit të Degës së I-rë “Kodra e Trimave” – Prishtinë.
Zoti ju bekoftë juve dhe familjet tuaja.
I juaji,
Ismet Beqiri, Kryetar i degës