20:45 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

30 vjeçari në Prishtinë gjendet i vdekur në bunarin e fqinjit

Një i ri rreth të 30-ve është gjetur i vdekur në bunarin e fqinjit të tij. Rasti ka ndodh sonte rreth orës 19:30 në rrugën “27 nëntori” në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Vdekjen e ka konfirmuar  Agron Borovci, zyrtar për media në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Sipas tij, sonte rreth orës 20:00 policia ka pranuar një informacion i cili ka rezultuar me një person të vdekur.

“Policia e Kosovës ka marrë informacione për rastin dhe menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes.  Zjarrfikësit kanë nxjerr trupin e një personi të pajetë nga një puset. Policia ka filluar të grumbulloj informacione si dhe ka filluar hetim lidhur me rrethanat e rastit”, ka deklaruar Borovci.