75 Mall Live Search
13:04 / E Martë, 11 Nëntor 2025 / A

30-vjeçarit, nga Suhareka, që vdiq në aksidentin në Bresje, nesër i jepet lamtumira e fundit

Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 01:00 në Bresje të Fushë- Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai ka thënë se në atë aksident është përfshirë një veturë, një person ka pësuar lëndime dhe ekipi mjekësor ka konstatuar se ai ishte pa shenja jete.

“Policia është marrë me procedurat në vendngjarje”, ka thënë Krasniqi.

Viktima është, 30-vjeçari Mentor Zmajlaj nga Suhareka.