00:16 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

30 vjeçari pret kokën e gruas dhe del sheshit për shëtitje

Momenti i tmerrshëm ka ndodhur në rajonin Uttar Pradesh të Indisë së Veriut, ku një burrë kishte prerë kokën e gruas së tij.

Akhilesh Rawat, 30 vjeçar është parë duke ecur në mes të turmës me kokën e gruas së tij në duar, shkruan The Sun, transmeton Indeksonline.

 Akhilesh Rawat walked for just under a mile with the woman's head

Ai kishte ecur për rreth një kilometër derisa ishte arrestuar nga policia, ku gjatë kësaj kohe ai kishte kënduar himnin kombëtar indian.

Ngjarja trishtuese kishte ndodhur pasi që çifti kishin pasur grindje mes vete dhe si pasojë e kësaj grindje, bashkëshkorti kishte sulmuar gruan e tij me një mjetë të mprehtë me ç’rast i kishte shkaktuar vdekjen, duke i prerë kokën.

Po ashtu çifti kishin pasur një fëmijë,por si pasojë e sëmundjes nuk kishte arritur të mbijetoj. Pas humbjes së fëmijës bashkëshortja e Akhilesh kishte jetuar tek familja e saj, por para katër ditëve ai e kishte kthyer gruan e tij në shtëpi.

 An appalled crowd watches the killer husband as he parades his wife's head

Policia ka raportuar se ata kishin pasur një zënkë dhe pasi që Akhilesh e kishte tërhequr gruan e tij jashtë shtëpisë, me anë të një mjeti të mprehtë i ka prerë asaj kokën.

Një rast i ngjashëm i dhunës familjare kishte ndodhur edhe në vitin 2018 kur një burrë kishte shkuar në stacionin e policisë dhe kishte nxjerrë nga qesja kokën e gruas së tij.

Përndryshe India është e njohur për nivelin e lartë të dhunës së tmerrshme që shkaktohet kundër femrave, duke përfshirë këtu dhunimet  e deri tek vrasjet e tyre./Indeksonline/