30 vjet burg për të dyshuarin që hyri në shtëpi dhe sulmoi bashkëshortin e Nancy Pelosit
Personi i dyshuar për hyrje me forcë në shtëpinë e ish-kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe sulmin me çekiç ndaj bashkëshortit të saj Paul Pelosin, është dënuar me 30 vjet burg federal.
Vajza e Pelosit, Christine Pelosi, u paraqit në gjykatë të premten dhe lexoi deklaratat e ndikimit të viktimave nga familja, shkruan ABC News.
David DePape u dënua në nëntor të 2023-tës për thyerje dhe sulm në shtëpinë e Pelosit në San Francisko, ditën e 28 tetorit 2022.
DePape pranoi se ai po kërkonte Nancy Pelosin për ta pyetur atë në lidhje me ndikimin rus në zgjedhjet e vitit 2016 dhe planifikoi ta mbante peng, por vetëm Paul Pelosi ishte në shtëpi kur ai hyri brenda.
DePape u tha hetuesve se nëse Nancy Pelosi do thoshte të vërtetën, ai kishte në plan ta linte të ikte dhe nëse ajo ‘gënjente’ ai do t’i thyente ‘kapakët e gjurit’, sipas kallëzimit penal.
DePape goditi Paul Pelosin me një çekiç, duke i shkaktuar lëndime të mëdha, përfshirë dhe një frakturë të kafkës.
“Më vjen keq që u lëndua,” tha DePape në gjyq. “Kam reaguar sepse plani im në thelb ishte shkatërruar”.