75 Mall Live Search
18:25 / E Shtunë, 05 Korrik 2025 / MSH

300 euro gjobë për shoferin që voziti 115 km/h në vendbanim

Në fshatin Prelez të Ferizajt, Policia e Kosovës rreth orës 03:05, ka evidentuar një automjet të markës Audi me targa vendore që po lëvizte me shpejtësi prej 115 km/h në zonën ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.

“Ndaj shoferit F.B.,41 vjeç është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje trafiku për tejkalim të shpejtësisë së lejuar: 300 €, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse (ndalim i drejtimit të mjetit për 3 muaj)”, thuhet në njoftim.

Policia thuhet se do të vazhdojë me kontrolle dhe aktivitete të intensifikuara në funksion të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në komunikacion.

Me këtë rast institucionet e rendit apelojnë tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor. Ndërsa si rëndomtë i bëjnë thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës për evidentimin dhe paralajmërimin e secilit rast me rrezik.