19:10 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

3000 policë angazhohen për ndeshjen Barcelona-Real Madrid, priten protesta

Policia spanjolle po përgaditet ta shtojë sigurinë në ndeshjen në mes Barcelonës dhe Real Madridit, pasi që janë paralajmëruar protesta nga katalunasit.

Krerët e policsë treguan se do të kenë 3.000 policë të angazhuar për këtë ndeshje, dhe po ashtu treguan se do t’i sigurojnë autobusët në të cilët udhëtojnë futbollistët e dy ekipeve dhe t’i ndalojnë konfrontimet e mundshme në mes dy tifozërive.

Po ashtu kjo ndeshje ishte paraparë që të luhej më 26 tetor mirëpo nga frika për protesta ajo është shtyrë deri më tani.

“Ne nuk shqetësohemi. Ne duam ta luajmë ndeshjen me garancitë maksimale të sigurisë, “tha mbrojtësi i Madridit Dani Carvajal

Camp Nou është stadiumi më i madh i Evropës me kapacitet për 99,000 spektatorë dhe “clásico” është ndeshja më e madhe e sezonit.

Që nga e Premtja, biletat e vetme që nuk ishin shitur ishin vendet “VIP” që kushtuan 1.250 euro./Indeksonline/.