31 lokale cak i aksionit në kryeqytet/ Policia tregon në detaje se çfarë ka gjetur gjatë kontrollit në Mobile Shop (Video)

IndeksOnline ka raportuar më herët për një aksion të krimeve ekonomike që po zhvillohet në disa lokale në kryeqytet e të cilat janë marrë kryesisht me shitjen e telefonave.
Policia ka njoftuar se aksioni është zhvilluar në 31 lokale e ku janë sekuestruar 118 telefona të mençur.
Njoftimi i policisë:
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, gjegjësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë përmes një plani operativ ka realizuar zbatimin e një urdhër të kontrollit dhe lidhur me rastin janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore të përcaktuara në Autorizimin e lëshuar nga PTH – Prishtinë.
Gjatë gjithë kohës hetuesit kanë qenë në koordinim dhe konsultim të vazhdueshme me Prokurorinë dhe si rezultat i veprimeve të ndërmarra, nga Gjykata Themelore në Prishtinë është siguruar “Urdhëresa për kontroll”, në bazë të së cilës sot me datë 07.11.2023, është realizuar Operacioni i përbashkët me Inspektorët e Tregut nga MINT.
Në këtë plan operativ kanë qenë të angazhuar dhjetëra hetues policor nga krimet ekonomike të PK-së dhe Inspektorë nga MINT dhe operacioni ka rezultuar si në vijim:
(31) lokacione, lokale/Mobile Shop) janë kontrolluar, në Prishtinë.
(118) Telefona të mençur (Smart Phone) janë sekuestruar.
(3) Tablet (IPod)
(11) Airpods
(1) lokal është mbyllur nga Inspektorati në mungesë të dokumentacioneve (biznes i pa regjistruar)
(1) lokal është bllombuar nga Inspektorati, pasi që ka qenë i mbyllur dhe nuk është hapur deri në përfundim të operacionit.
Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se të dyshuari (Pronaret e bizneseve të kontrolluara), dyshohet se kanë kryer veprat penale:
“Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”
“Kontrabandimi i mallrave” dhe
“Shmangia nga tatimi”
Lidhur me rastin hetime tjera ende janë në proces dhe autoritetet janë të përkushtuara në parandalimin dhe luftimin e veprave penale, në veçanti luftën e pa kompromis kundër krimeve ekonomike.