31 persona të vdekur si pasojë e Covid 19 gjatë kësaj jave

Javët e fundit numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shënuar rritje.
Si pasoj e kësaj edhe numri i të vdekurve nga Covid 19 po shënon rritje fatkeqësisht, transmeton Indeksonline.
Që nga dita e hënë deri më sot, sipas statistikave të IKShPK-së, 31 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.
Vetëm në 24 orët e fundit, 8 persona kanë vdekur si pasojë e Covid 19.
Sipas statistikave të publikuara sot, në 24 orët e fundit është shënuar rekord i personave të infektuar me koronavirus, saktësisht 2279 persona kanë rezultuar pozitiv./Indeksonline/