31 raste të konfirmuara me koronavirus në Kosovë

Raste të reja pozitive janë shënuar orët e mbrëmjes me coronavirus për personat nga të cilët janë marrë mostra ditëve të kaluara.
1.Sot më 21.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 150 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe një prej tyre është pozitiv.
Rasti pozitiv është me vendbanim nga fshati Senik- Malishevë, i gjinisë mashkull me moshë 31 vjeçare.Nga data 08.02.2020 deri me 21.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 567 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë e një (31) raste kanë rezultuar pozitive.