31 të lënduar në aksidente trafiku brenda ditës, mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat ditore lidhur me sigurinë në komunikacion, ku gjatë 24-orëve të fundit janë raportuar gjithsej 84 aksidente trafiku, prej tyre 31 me të lënduar dhe 53 me dëme materiale, transmeton IndeksOnline.
Po ashtu, në kuadër të kontrollit dhe menaxhimit të trafikut, janë shqiptuar 2,029 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit.
Policia apelon për kujdes të shtuar në rrugë dhe respektim të rregullave të trafikut, në mënyrë që të parandalohet rrezikimi i jetëve dhe të minimizohen aksidentet./IndeksOnline/