75 Mall Live Search
17:14 / E Martë, 04 Maj 2021 / OSH

31 të vdekur dhe 67 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi kanë humbur jetën 31 njerëz ndërsa janë regjistruar 67 raste të reja nga 1 mijë e 169 mostra të marra.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit të shëruar kanë rezultuar 782 pacientë.

Numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë është 152 mijë e 814 raste, të shëruar janë 134 mijë e 653 raste, të vdekur 4 mijë e 992 dhe vazhdojnë të mbesin edhe 13 mijë e 169 raste aktive.