75 Mall Live Search
14:14 / E Martë, 29 Gusht 2023 / L K

31-vjeçari dënohet më 300 euro gjobë dhe 3 pikë negative

Policia Rajonale e Ferizajt në rrugën transit fshati Talinovc i Muhaxherëve në fshatin  Bibaj në Ferizaj ka ndaluar shoferin J.M (M/K) i moshës 31 vjeçar i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 125 km/h.

Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe tre ( 3 ) muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.