75 Mall Live Search
13:33 / E Hënë, 30 Shtator 2024 / mp

31-vjeçari nga Kosova arrestohet në Vjenë, i gjejnë drogë dhe armë

Të premten, më 27 shtator në kryeqendren austriake është arrestuar një 31-vjeçar nga Kosova.

Kosovari u ndalua nga Departamenti Shtetëror i Vjenës.

Pasi u ndalua në lokacionin e quajtur “Kundratstrasse”, fillimisht kishte deklaruar se nuk kishte patentëshofer dhe për këtë arsye është identifikuar me letërnjoftim austriak, transmeton Klankosova.tv

Por, më pas zyrtarët policorë konfirmuan se letërnjoftimi ishte fals.

Pas kontrollit të detajuar atij iu gjetën 50 gramë kokainë dhe një armë e zbrazët.

Atij iu konfiskuan letërnjoftimi fals, arma bosh dhe droga, shkruajnë mediat.

Burri nga Kosova, nuk pranoi të dërgohej te mjeku.

Pas hetimeve të mëtejshme, u konstatua se ai po qëndronte në Gjermani pa leje. Në fund, ai u arrestua.