310 gjoba – ndotësve të ambientit për 2 muaj
“Let’s Do It Kosova” ka vazhduar monitorimin e zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore nga inspektorët komunal mjedisor dhe qendror dhe shqiptimin e gjobave për ndotësit.
Bazuar në të dhënat që “’Let’s Do It” ka marrë nga komunat dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, rezulton se më shumë gjoba janë shqiptuar gjatë muajve korrik dhe gusht – 310 gjithsej – se sa gjatë muajve të kaluar maj-qershor, 243 gjithsej.
Komunat me më së shumti gjoba të shqiptuara për muajin maj janë: Komuna e Ferizajt me 152 gjoba, Komuna e Prishtinës me 58 gjoba, Komuna e Pejës me 18 gjoba, Komuna e Kamenicës me 15 gjoba si dhe Komuna e Istogut me 14 gjoba.
Gjatë këtyre muajve nëntë gjoba I ka shqiptuar Komuna e Skenderajit, pasuar nga komunat si: Kaçaniku, Gjilani e Suhareka me nga gjashtë gjoba të shqiptuara.
Në Komunën e Malishevës janë shqiptuar pesë gjoba, në Vushtrri dhe Shtime janë shqiptuar nga katër gjoba, ndërsa tri gjoba janë shqiptuar në komunën e Gjakovës. Nga dy gjoba kanë shqiptuar komunat, si: Obiliq, Rahovec dhe Drenas. Nga një gjobë kanë shqiptuar Podujeva, Prizreni dhe Mitrovica.
Po aq ka shqiptuar edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor gjatë këtyre muajve, derisa me zero gjoba për muajin korrik dhe gusht janë komunat si Fushë Kosovë, Viti, Hani Elezit, Deçan, Junik, Klina dhe Lipjan.