75 Mall Live Search
07:11 / E Hënë, 20 Dhjetor 2021 / MSH

312 raste aktive me COVID në Kosovë

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në vendin tonë janë 312 raste aktive me SARS-CoV-2.

Vetëm në 24 orëshin e kaluar, u infektuan 4 qytetarë me këtë virus, ndërkaq 7 të tjerë u shëruan.

Që nga fillimi i pandemisë, 161 mijë e 262 qytetarë janë ballafaquar me COVID-19, teksa 2,989 prej tyre kanë humbur jetën.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157,961.

MSh ka dhënë detaje edhe për procesin e vaksinimit.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 711 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.654.534 doza të vaksinës. Deri më sot 776.820 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë” thuhet në njoftimin e Ministrisë./Indeksonline/