317 raste aktive me COVID në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 317.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.941, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,988 persona.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.837 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.651.845 doza të vaksinës” thuhet në njoftimin e fundit të MSh-së.