09:11 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / indeksADMonline

32 aksidente trafiku brenda 24-orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24- orëve të fundit, në gjithë territorin e vendit kanë ndodhur 32 aksident trafiku, prej të cilave 11 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 21 të tjera me dëme materiale, transmeton IndeksOnline.

Policia, po ashtu ka njoftuar se ndaj gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, që kanë shkelur rregullat e trafikut ka shqiptuar 799 gjoba kundërvajtëse./IndeksOnline/