75 Mall Live Search
10:31 / E Mërkurë, 10 Qershor 2026 / Z S

32 aktakuza ndaj 41 personave brenda 24-orëve të fundit

Prokurori i shtetit, njofton se gjatë 24-orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetë e dy aktakuza kundër dyzet e një personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë persona, si dhe është parashtruar një kërkesë për caktim të masës së sigurisë (ndalimi për të mos iu ofruar personit ose vendit të caktuar), ndaj një person, të dyshuar për kryerje të veprave penale.

Prokuroria Speciale, gjatë 24-orëve të fundit ka ndaluar tetë persona për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ngritur katërmbëdhjetë aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar, dhe ka parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një personi.

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë aktakuza kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar tre persona në kohëzgjatje prej 48-orëve dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Gjilan: Gjatë 24-orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48-orëve.

Prokuroria Themelore në Gjakovë: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar një person, si dhe ka ngritur gjashtë  aktakuza, kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar një person, si dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.