14:16 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

32 mijë euro investim i Drejtorisë së Shëndetësisë, në Laboratorin e Stomatologjisë

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka siguruar së fundmi disa pajisje për Laboratorin e Stomatologjisë në QKMF, për blerjen e të cilave janë shfrytëzuar mjetet nga investimet kapitale të kësaj drejtorie.

Laboratori është pajisur me makina dhe tavolina të punës, mikromotora, pajisja e gips sallës me inventar, karrige, dollapë për dosje e të tjera.

Në kuadër të këtij investimi parashihen të vijnë edhe 4 karrige stomatologjike.

Investimi nga ana e DSHMS e kap vlerën e rreth 32,000.00 €, pasi që në këtë laborator nuk është investuar që 40 vjet.

Ushtruesi i drejtorit të DSHMS-së Ferdinand Kolaj, ka thënë me këtë rast se kjo drejtori do të vazhdojë me investime të tilla në përmirësimin e kushteve për qytetaret e Gjakovës.