75 Mall Live Search
11:52 / E Martë, 15 Korrik 2025 / L A

32 sportistë përfaqësojnë Kosovën në EYOF Shkupi 2025

Ekipi olimpik i të rinjve të Kosovës do të përfaqësohet në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Shkupi 2025.

Festivali është gara më e rëndësishme e vitit për të rinj në kontinentin e Evropës, ku pjesëmarrës janë sportistë të moshës 14-18 vjeç.

EYOF-i nis më 20 korrik dhe mbahet deri më 26 të të njëjtit muaj. Krahas qytetit të Shkupit, garat mbahen edhe në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa sporti i gjimnastikës zhvillohet në Osijek të Kroacisë.

Listën e përbëjnë 32 sportistë (18 vajza dhe 14 djem) të 9 sporteve të ndryshme: Atletikë, çiklizëm, gjimnastikë, xhudo, taekwondo, badminton, not, pingpong dhe shenjëtari.

Për ekipin e Kosovës është pjesëmarrja e pestë në EYOF veror, ku deri më tani numërojnë vetëm një medalje të fituar nga atleti Muhamet Ramadani në EYOF Baku 2015.