32 vjeçarit që u vra në Suharekë i jepet sot lamtumira e fundit
Sot pritet t’i jepet lamtumira e fundit 32 vjeçarit, Jetmir Aliaj i cili u vra gjatë orarit të punës në një lokal kazinoje në Suharekë.
Sipas një njoftimi të bërë nga familjarët, u bë e ditur se varrimi i viktimës do të bëhet në ora 16:00, në varrezat e reja të Mushtishtit, shkruan Indeksonline.

Ndryshe Aliajn dyshohet se e ndau nga jeta një rreshter policie në rajonin e Prizrenit, i cili kishte shtënë me armë në drejtim të tij përderisa ai po punonte./Indeksonline/