13:58 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

32 vjeçarja Lauren Hannafor zbulon hapat që ndjek për të pasur një fizik të formuar

Lauren Hannafor, 32 vjeçe është njëra nga femrat më të dashur te televizioneve australiane pikërisht për shkak të trupit të saj me muskuj.

Duke folur për FEMAIL, ajo ndau me të tjerët dietën e saj dhe stërvitjet që i bën. Sipas saj disa ushtrime mund të bëhen edhe brenda 5 minutave.

“FHIT është nj program trajnimi online që mund ta bëj kushdo në çdo kohë. Trajnimet i përshtaten të gjitha nivele të fitnes dhe marrin kohë nga 5 deri në 45 minuta”, tha ajo.

Lauren beson se FHIT është një program që është projektuar pikërisht për ata persona që kanë pak kohë.

Të gjitha ushtrimet janë të bazuara në parimet e trajnimit interval dhe ato përfshijnë edhe ushtrimet trupore me peshë, që do të thotë se nuk ka pajisje të nevojshme.

“Më pëlqen të stërvitem në mëngjes, kështu që varësisht nga ajo që bëj gjatë ditës dhe sa kohë kam, zakonisht do të ngrihem dhe do të bëj gjënë e parë në mëngjes”, tha ajo.

Gjithashtu, përveç këtij programi ajo herë pas here vrapon dhe merret me gjimnastikë.

Nëse i bie të qëndrojë shumë ulur para kompjuterit, ajo sigurohet që në pasdite të dal për një ecje.

Po ashtu ajo sigurohet që të hajë sa më shumë pemë dhe perime dhe vaktet e saja të jenë kryesisht me ushqime më pak kalorike dhe të shëndetshme./Indeksonline/