07:39 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / A K

322 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 322.

MSH njofton se nga coronavirusi janë shëruar 225,411 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,140.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 aktualisht është 322.

MSh njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 63 persona.

Numri i të vaksinuarve me dy dozat deri tani është 823.696, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese është 103.167.

Ndërkaq, numri total i dozave të administruara që nga fillimi i pandemisë është 1.830.463.