324 raste aktive me COVID-19

Në vendin tonë momentalisht janë 324 raste aktive me COVID-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 2.981 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.643.382 doza të vaksinës.
Siç njofton Ministria, në 24 orët e kaluara pati 10 të infektuar.
“Nga 2.779 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSh-së.