08:14 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

33 milionë vizita për astmë në botë po shkaktohen nga ndotja e ajrit

Deri në 33 milionë vizita për astmë në çdo vit në botë mund të shkaktohet nga ndotja e ajrit.

Sipas një studimi, ndotësit si ozoni dhe grimcat e imta hyjnë në mushkëritë e njerëzve dhe po shkaktojnë vështirësi në frymëmarrjë, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Problemi është më i keq në vendet aziatike si India dhe Kina, ku ka popullsi më të madhe dhe më pak ligje që parandalojnë ndotjen toksike.

Ekspertët thonë se nevojiten më shumë politika për të pastruar ajrin në qytete anembanë botës për të përmirësuar frymëmarrjen për të gjithë.

Studiuesit nga Universiteti i Xhorxh Uashingtonit në Uashington kanë kryer studimin për astmë në 54 vende të botës.

Më pas ata i krahasuan këto të dhëna me nivelet e ndotjes në ato vende, për të provuar se sa prej vizitave të astmës mund të shkaktohej nga ajri helmues.

Hulumtuesi udhëheqës, Dr Susan Anenberg, tha: “Miliona njerëz në mbarë botën duhet të shkojnë në dhomat e urgjencës për sulmet e astmës çdo vit, sepse ata thithin  ajër të ndotur”

“Gjetjet tona sugjerojnë se politikat që synojnë pastrimin e ajrit mund të zvogëlojnë barrën botërore të astmës dhe të përmirësojnë shëndetin e frymëmarrjes anembanë botës”./Indeksonline/