33 të vdekur në Japoni pas një zjarrvënie në një sallë të animacionit në Kioto
Të paktën 33 njerëz janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur pasi një burrë i ka vënë zjarrin një studioje të animacionit në qytetin japonez të Kiotos të enjten në mëngjes.
Autoritetet e emergjencës thonë se numri i të vdekurve ka të ngjarë të jetë përfundimtar dhe nuk ka më njerëz që mungojnë, ndërsa ka raporte se i dyshuari kishte ndonjë lloj ankimi financiar ndaj kompanisë, transmeton Indeksonline.
Sipas policisë, burri u fut në studiot dhe zyrat e tre katëshe të Kioto Animation Co pak para orës 10.30. Dëshmitarët thonë se ai ka vënë zjarrin dhe po bërtiste “Go die”. Policia thotë se rreth 70 vetë ishin në ndërtesë kur shpërtheu zjarri.
Njerëzit që jetonin pranë thanë për mediat lokale se dëgjuan një seri shpërthimesh dhe panë një tym të zi të zi që dilte nga dritaret e thyera./Indeksonline/.