22:11 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

33 vite më vonë, rikthehet filmi i famshëm

Pas 33 vitesh, më në fund një lajm konkret për rikthimin e filmit “Dirty Dancing”. Ditën e enjte (6 gusht) u konfirmua lajmi i rikthimit të një vazhdimi të filmit dhe u tha se ky ka “qenë një nga sekretet e ruajtura më keq” në Hollywood.

“Do të jetë saktësisht lloji i filmit romantik, nostalgjik që i dha gjithë famën dhe dashamirësinë filmit të parë”, tha drejtori i përgjithshëm i studios, Jon Feltheimer.

Filmi i vitit 1987 kishte si aktorë kryesorë: Jennifer Grey dhe Patrick Swayze, të cilët gjejnë dashurinë në një resort pushimesh.

Aktorja, Grey, raportohet se do të jetë edhe në filmin e radhës, por nuk dihet ende se cili do të luajë në vendin e Patrick, i cili humbi jetën në vitin 2009, për shkak të kancerit të pankreasit. Edhe fansat e filmit kanë qenë të lumtur për rikthimin, por disi skeptikë për të zbuluar se cili aktor do të “zëvëndësojë” Patrick Swayze.

Jennifer Grey do të jetë gjithashtu edhe producente ekzekutive e projektit. 

Filmi origjinal me buxhet prej $6 milionë, solli fitime deri në $214 milionë. Kënga kryesore e filmit: “The Time of My Life”, fitoi një Oscar dhe një Golden Globe. Skena epike, në të cilën çifti kërcen me këngën e famshme, është një nga momentet më të rëndësishme të kulturës pop edhe në ditët e sotme.