75 Mall Live Search
09:46 / E Hënë, 01 Maj 2023 / B O

33 vite nga mbajtja e Kuvendit të pajtimit te gjaqeve te “Verrat e Llukës”, Ramosaj kujton ngjarjen

Sot bëhen 33 vite nga mbajtja e Kuvendit gjithëkombëtar të pajtimit të gjaqeve te “VERRAT E LLUKËS”. Kryetari i Deçanit e ka vlerësuar këtë ngjarje si një nga më të rëndësishmet të historisë shqiptare.

“33 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi gjithëkombëtarë i pajtimit të gjaqeve te “VERRAT E LLUKËS”.
Kuvend ky i cili grumbulloj mbi gjysëm milion shqiptarë, për të përcjellur mesazhin e fuqishëm të bashkimit, unifikimit dhe besatimit të shqiptarëve në rrugën e lirisë, që kulmoj me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Sot në këtë 33 vjetor, kujtojmë dhe nderojmë me respekt gjithë ata burra e gra, djem e vajza, intelektual e patriot, studentët e asaj kohe, klerët fetarë, profesorët e atdhetarët tjerë, të prirë nga burri i urtë, i menqur, prof. Anton Çeta, bashkë me prof. Zekria Cana e veprimtarë të tjerë, që i prinë kësaj lëvizje mbarëkombëtare të pajtimit të popollit tonë.
Ky kuvend, i cili ishte vazhdimësi e shumë kuvendeve të mbajtura tek Verrat e Llukës në fund të shekullit IXX dhe gjatë shekullit XX, mbetët si njëra nga ngjarjet më të rëndësishme dhe më të lavdishme të historisë së kombit tonë” shkruan Ramosaj në Facebook./Indeksonline/