33 vjeçari nga Komorani, me të meta mentale dyshohet se sulmoi me shkop druri dy motrat e tij

Një 33 vjeçar nga Komorani me të meta mentale, S.K dyshohet të ketë sulmuar me shkop druri dy motrat e tij, S.K 47 vjeç si dhe G.K 37 vjeç.
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se viktimat janë trajtuar në QKMF , dega në Lipjan për të vazhduar pastaj për në SHKUK në Prishtinë.
I dyshuari, poashtu pas tretmanit që ka marrë në QKMF në Komoran, është ndaluar për trajtim të mëtutjeshëm në Neuropsikiatri.
Me urdhër të prokurorit rasti cilësohet “Dhunë ne familje”, dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /IndeksOnline/
/Foto ilustrim/