21:42 / E Diele, 07 Gusht 2022 / AR

33-vjeçari tenton vetëvrasjen në Gjakovë, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë

Mbrëmë pas mesnate një 33-vjeçar ka tentuar vetëvrasjen në Gjakovë.

Ai është dërguar nga familjarët në spitalin rajonal, ku sipas mjekut, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Megjithatë, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë derisa motivi mbet i paqartë.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar drejtori i Policisë Rajonale në Gjakovë, Lumni Graishta.

“Rasti është raportuar rreth orës 03:00 ndërsa dyshohet që viktima ka tentuar të vetëvritet rreth orës 01:50. Nga familjarët i njëjti është dërguar në spitalin rajonal ku sipas mjekut viktima është jashtë rrezikut për jetë por në gjendje të rëndë. Në pamundësi të marrjes së deklaratës nga viktima, motivi mbetet i panjohur”, thotë Graishta./Indeksonline/