21:40 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

33 vjeçarja: Nëse do ta dija që fëmia im ka “Sindrome Down”, do ta abortoja

Një nënë, 33 vjeçare ka thënë se do të kishte abortuar fëmiun e saj nëse ajo do ta dinte që ai ka sëmundjen “Sindrome Down”.

Edyta Mordel lindi Aleksander në vitin 2015, dhe padyshim që tashmë ajo është shumë e përkushtuar ndaj tij. Mirëpo ajo vetë e ka thënë se nëse do ta dinte gjatë shtatëzanisë se djali i saj ka sëmundjen që do të vuajë gjatë gjithë jetës padyshim që do ta abortonte, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Mordel ka kryer analiza gjatë shtatëzanisë në spitalin Royal Berkshire, prandaj edhe ka paditur spitalin në fjalë për gabimin rreth analizave që ajo i ka kryer sa i përket Sindrome Down.

Nëna e Aleksandrit, i cili tashmë është 4 vite ka fituar 200,000 euro nga spitali i lartëpërmendur për gabimin që kanë bërë, kjo për demin që i është bërë. /Indeksonline/