75 Mall Live Search
09:23 / E Hënë, 02 Mars 2026 / H F

330 shoferë të gjobitur gjatë shkurtit për përdorim telefoni gjatë ngasjes, në Ferizaj

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.
Gjatë muajit shkurt 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 330 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur këtë rregull, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

 Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut:

– Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë
– Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro policinë”
– Në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406

Sigurojmë qytetarët se konfidencialiteti i të dhënave tuaja do të ruhet plotësisht.