08:43 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

335 pacientëve u bëhen 4.977 analiza brenda një dite, në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dje më 22 janar 2020, kanë qenë 9 lindje. 5 kanë kanë qenë normale dhe 4 me prerje cezariane.

Kanë lindur 9 foshnja dhe sa i përket gjinisë 5 foshnja janë të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.

230 pacientë janë trajtuar si raste emergjente gjatë 24- orëve të fundit. 27 pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtejshëm.

Analiza kanë kryer 335 pacientë që në total janë kryer 4.977 analiza.
14 operacione janë kryer gjatë 24- orëve të fundit. /Indeksonline