75 Mall Live Search
12:14 / E Martë, 02 Korrik 2024 / mp

34 gjoba, 17 konfiskime të motoçikletave e skuterëve në Ferizaj

34 gjoba për kundërvajtje në komunikacion dhe 17 konfiskime të motoçikletave e skuterëve kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Ferizaj.

Kjo pasi policët e Komunikacionit Rrugor dhe policët e stacionit të Ferizajt kanë zbatuar planin operativ ” Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024″ .

“Gjatë patrullimeve dhe pikave të kontrollit policia ka ndaluar disa persona, të cilët po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut”, thuhet në komunikatën për medie.

Bëhet e ditur se policia do të vazhdojë me aktivitete të shtuara në këtë drejtim.