75 Mall Live Search
22:22 / E Shtunë, 09 Mars 2019 / indeksADMonline

34 nënshkrime për shkarkimin e Agim Ademit!?

Kanë filluar nënshkrimet e klubeve kosovare për rrëzimin e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Sipas burimeve të Gazetës Metro brenda FFK-së, deri më tani janë mbledhur 34 nënshkrime nga klubet e Kosovës për rrezimin e presidentit të shtepisë së futbollit të Kosovës.

Kjo iniciativë ka ardhur si pasojë e shumë paknaqësive të klubeve ndaj menagjmentit të FFK-së, konkretisht ndaj presidentit Ademi dhe sekretarit, Eroll Salihu.

Gjithashtu, edhe shpërndarja pa kontroll e parave për disa klube ka nxitur përfaqësuesit e 34 klubeve kosovare që të mobilizohen për rrëzimin e Ademit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Siç merr vesh Gazeta Metro, nënshkrues të këtij peticioni janë disa skuadra nga zona e Dukagjinit, Llapit e Drenicës, gjithashtu kundër Ademit është edhe kampioni në fuqi, Drita nga Gjilani, kurse Prishtina është në vëzhgim të situates dhe ende nuk kanë vendosur për hapin e radhës.

Ditë më parë ishte edhe djali i Fadil Vokrrit, Gramozi, a i cili akuzoi Ademin për largimin e tij nga puna dhe gjithashtu tha se ai kishte filluar fushatën për të marrë postin e presidentit të FFK-së ende pa u kryer varrimi i Fadil Vokrrit.

Ndërsa, javë më parë ishte skuadra e Llapit dhe ajo e Feronikelit që hodhën akuza në drejtim të Agim Ademit, pasi që sipas tyre ai i ka dhuruar premi prej 38 mijë euro Prishtinës, para ndeshjes ndaj Llapit.

Në ditët në vijim, përfaqësuesit e kësaj iniciative pritet të dalin në publik me qëndrim zyrtar.