75 Mall Live Search
07:16 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

34-vjeçari ngjit mijëra metra lartësi pa masa sigurie

Alex Honnold është 34- vjeçari që rrezikon jetën e tij, duke ngjitur maja të larta dhe të thepisura i vetëm pa ndihmën e asnjë mjeti mbrojtës.

Sikur gabimin më të vogël të bëjë ai vdes menjëherë nëse bie nga lartësitë maramëndëse në të cilat ngjitet. Por me zotësinë e tij të ushqyer ndër vite ai nuk heziton të vazhdojë ngjitjen e madje edhe të ketë prioritare majat më të larta.

Ky njeri nuk ka frikë pasi është ushtruar vazhdimisht që i vogël me këtë gjë dhe ka fituar shumë besim dhe siguri në vete.