341 fëmijë kërkuan ndihmë mjekësore gjatë 48 orëve të fundit, në Spitalin e Mitrovicës

Mbi 300 fëmijë kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë 48 orëve të fundit në Spitalin e Mitrovicës, gjegjësisht në Repartin e Pediatrisë.
“Në Repartin e Pediatrisë të Spitalit të Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” Mitrovicë, gjatë vikendit kanë kërkuar ndihmë mjekësore 314 fëmijë”, thuhet në një njoftim të këtij institucioni shëndetësor, përcjellë Indeksonline.
Më tutje bëhet e ditur se 39 nga fëmijët janë pranuar për trajtim të mëtutjeshëm për qëndrim ditor./Indeksonline