09:04 / E Diele, 24 Qershor 2018 / indeksADMonline

Çmimi i madh i Francës, kjo është lista kualifikuese (Foto)

Sot zhvillohet një nga garat më interesante të këtij sezoni në Formula 1.

Gara e madhe e Çmimit të Francës zhvillohet sot dhe pritet të jetë një super garë, shkruan IndeksOnline.

Piloti që do të startojë nga “pole position” do të jetë kampioni aktual, Lewis Hamilton.

Britaniku me Mercedes do ta ketë mbrapa bashkëpunuesin e tij, Valtteri Bottas.

Dy teknikët e Mercedes, do të sulmohen nga gjermani i Ferrarit, Sebastian Vettel, i cili niset nga pozita e tretë.

Nga pozita e katërt niset Max Verstappen, nga pozita e pestë Daniel Ricciardo dhe nga pozita e gjashtë Kimi Raikkonen.

Gara e madhe për Çmimin e Francës nis nga ora 16:10./IndeksOnline/