75 Mall Live Search
07:14 / E Hënë, 27 Dhjetor 2021 / MSH

349 raste aktive me COVID-19

Në të dhënat e fundit të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, 349 persona janë akoma të infektuar me COVID-19.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, 12 qytetarë janë infektuar, ndërsa një ka humbur betejen me SARS-CoV-2.

Ministria Shëndetësisë mbrëmë njoftoi edhe për gjurmimin e 9 rasteve me variantin Omicron.

Në anën tjetër, edhe procesi i vaksinimit po vazhdon, me 768 doza të dhën vetëm dje.

Deri më tani, janë administruar gjithsej 1.664.711 doza anti-COVID.