35 aksidente brenda një dite në Kosovë
Në 24 orët e fundit në stacionet policore janë paraqitur 35 aksidente trafiku.
18 nga këto aksidente kanë qenë me persona të lënduar, transmeton Indeksonline.
Policia e Kosovës vetëm gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar 895 tiketa trafiku për vozitësit e papërgjegjshëm.
Kurse në 24 orët e fundit autoritetet policore kanë arrestuar 19 persona, ku 16 nga ta janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/