09:11 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

35 aksidente, 16 persona të arrestuar brenda 24-orëve

Gjatë 24- orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 35 aksidente trafiku, 12 prej tyre përfunduan më të lënduar, ndërsa 23 vetëm me dëme materiale.

Për të gjithë ata që kanë shkelur rregullat e komunikacionit, policia ka shqiptuar 1.183 tiketa, ndërsa për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 16 persona, përcjell Indeksonline.

10 të dyshuar janë dërguar në mbajtje deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë dhe 2 në vuajtje dënimi./Indeksonline/