20:31 / E Diele, 16 Shkurt 2020 / indeksADMonline

35 prekje dhe 11 lojtarë të përfshirë, goli i tretë i Arsenalit thyen rekordin e Premier League

Arsenali ka mposhtur 4-0 Newcastle duke zhvilluar një ndeshje mjaftë të mirë në shtëpi.

Goli i tretë ka qenë tepër i veçantë, ai vulosi 100% fitoren dhe u shënua nga Mesut Ozil, i cili kishte mbi 300 ditë që nuk gjente rrjetën.

Por kjo nuk është e gjitha, plot 35 prekje janë bërë në aksionin e golit të finalizuar nga Ozil teksa kanë marrë pjesë të 11 lojtarët e Arsenalit.

Një rekord i ri për këtë sezon në Premier League. Puna e Arteta ka nisur të duket.

<iframe frameborder=”0″ width=”480″ height=”270″ src=”https://www.dailymotion.com/embed/video/x7rvck6″ allowfullscreen allow=”autoplay”></iframe>