12:46 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

35 të mitur vuajnë dënimin prapa grilave, në qendrat korrektuese të Kosovës

Kohët e fundit dukshëm është rritur numri i të miturve që vuajnë dënime në qendrat korrektuese të Kosovës.

Dënimi më i lartë i shqiptuar ndaj një të mituri në vendin tonë është 9 vjet e 6 muaj.

Aktualisht, në qendrat korrektuese në vuajte të dënimit janë 35 të mitur, shkruan IndeksOnline.

“Prej tyre 6 janë të dënuar me burgim për të mitur, 5 janë të paraburgosur, 20 janë me masë edukative korrektuese dhe 4 janë me masë edukative”, thuhet në përgjigjen e SHKK-së për IndeksOnline.

Ndonëse në moshë të re, ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, duke nisur nga vjedhjet e deri te vrasjet.

“Të miturit akuzohen per veprat, si: Vjedhje e Rëndë, Lëndim i Rëndë Trupor, Vrasje e Rëndë në Tentativë, Dhunim, Grabitje, Dhunë në Familje, Posedim i Paautorizuar i Narkotikëve, Substancave Analoge dhe Psikotropike, Vrasje, Vjedhje në Tentativë”, njofton SHKK-ja. /IndeksOnline/