11:29 / E Enjte, 27 Janar 2022 / OSH

35 vjeçari arrestohet në Vushtrri, kishte urdhërarrest nga Gjykata në Prizren

Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik
dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Vushtrri është duke
realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.


Dy urdhëresa e tilla janë realizuar sot me datë 27.01.2022, ku rreth orës
08:30, në Vushtrri është arrestuar dyshuari G.S., 35 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren, kishte lëshuar urdhëresat PED.nr.481/20 dhe EDGJ.nr.482/20, për veprën penale ,,Vjedhje ”.


Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së
gjykatës, të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit.