35- vjeçarja Kardashian sfidon vitet, duket bombastike
Ajo pak ditë më pare u kthye në shtëpi nga pushimet që i kaloi në Bahamas së bashku me motrën e saj Kim Kardashian, transmeton Indeksonline.
Khloe Kardashian, e cila njëherësh është ylli i ‘Keeping up with the Kardashians’, ka marrë vëmendjen e mediave kur doli nga sutidot e Calabasas, duke u paraqitur në një formë të shkëlqyer.
35- vjeçarja kishte të veshur një korset dhe xhinse, duke vënë në pah format fantastike trupore.
Kujtojmë që Khloe ishte tepër e përfolura nëpër media, shkaku i ndarjes së saj nga basketbollisti Tristan Thompson me të cilin kanë një vajzë. /Indeksonline/


