19:20 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

35 vjeçarja përjeton orgazëm për herë të parë, falë një injeksioni

Një grua e cila ishte e shqetësuar për mungesë të dëshirës seksuale para dasmës saj, kishte bërë një injektim të quajtur “plasja e orgazmës” për të rritur madhësinë e vendndodhjes së saj G.

Roxanne Macias, 35 vjeçe, kishe gjetur një dashuri të re pasi kishte mbaruar një marrëdhënie shtatëvjeçare me një njeri shumë më të vjetër, me të cilin pothuajse ajo nuk kishte fare seks, transmeton Indeksonline.

Por, ajo vendosi për trajtim mjekësor përpara martesës me të fejuarin e saj Vincenti, pasi ajo ishte e shqetësuar se do të dështonte të ketë orgazma, shkruan The Sun, transmeton Indeksonline.

Që nga koha kur Vincenti i ka propozuar fejesë, ajo ka shpenzuar 5 mijë sterlina për të ndryshuar vetën e saj, që të jetë e gatshme për martesën e cila do të ndodh gjatë këtij viti.

“Pas disa procedurave mjekësore, unë fillova të ndjehem ndryshe. Kjo bëri që të arrija orgazma të shumta dhe të zgjatura”, ka thënë ajo.

Ajo këtë injektim e kishte bërë në një klinikë në Kent, e cila thotë se këto procedura ndihmojnë “që të rritet dëshira seksuale dhe të keni orgazma”./Indeksonline/